Prishtinë, 5 tetor 2026 13:02
Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila parasheh një kredi prej 60 milionë eurosh për renovimin dhe zgjerimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, gjatë prezantimit të marrëveshjes në Kuvend, ka dhënë detaje për projektin dhe mënyrën se si do të përdoren mjetet financiare.
“Projekti synon të rinovojë dhe zgjerojë infrastrukturën e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, pjesa te konviktet si dhe të rinovojë dhe ndërtojë objekte sportive në institucione të ndryshme arsimore përreth hapësirës së konvikteve. Projekti do të sjellë përfitime për studentët, duke mbështetur njëkohësisht organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030 në Prishtinë. Si rrjedhojë, pra gjatë zhvillimit të lojërave kampusi i studentëve do të shërbejë përkohësisht si fshati i atletëve ndërkaq objektet sportive të shkollave përreth do të përdoren si qendra stërvitore për atletët. Përtej Lojërave Mesdhetare, projekti është i dizajnuar për të vendosur një trashëgimi të qëndrueshme për studentët e Universitetit të Prishtinës si dhe banorët e qytetit.”, tha Murati

27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
Kuvendi ratifikon kredinë 60 milionë euro për “Prishtina 2030”
Kuvendi miraton në lexim të parë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Vdes në QKUK këmbësori që u godit me veturë në Prishtinë
Komisioni për Legjislacion voton në parim ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara