Prishtinë, 4 tetor 2026, ora 12:40
Në takimin parazgjedhor të listës së ashtuquajtur “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, të mbajtur në Arenën e Beogradit, morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe nga Kosova.
Sipas informacionit të publikuar pas takimit, të marrë nga portali “Veritasinfo”, midis të pranishmëve ishin kryetari i Listës Serbe Zlatan Elek, nënkryetarët Dalibor Jevtiq dhe Ivan Zaporozhac, si dhe anëtarët e Kryesisë, Igor Simiq dhe Slavko Simiq. Me ta ishte edhe Petar Petkoviq, anëtar i Kryesisë së Partisë Progresive Serbe.
Gjatë fjalimit të tij, Vuçiq foli konkretisht për serbët në Kosovë, duke thënë se shteti do të vazhdojë të mbështesë popullsinë serbe, të rrisë standardin e jetesës dhe pagat, dhe se, siç tha ai, do të luftojë për integritetin territorial të Serbisë në forumet ndërkombëtare.
Prania e zyrtarëve të Listës Serbe në tubimin parazgjedhor në Beograd tregoi edhe një herë se sa të ndërlidhura janë skena politike e Serbisë dhe aktivitetet politike të përfaqësuesve të serbëve nga Kosova, më saktësisht anëtarëve të Listës Serbe.

Koalicioni Shqiptar nis mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet në Serbi
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Specialen
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”
Kurti takoi Trumpin: SHBA-ja mik special i Kosovës
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane
Zyrtarë të lartë të Listës Serbe në një tubim në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit në Arenën e Beogradit
27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A