Preshevë, 4 tetor 2026 09:15
Partitë politike shqiptare nga Lugina e Preshevës janë bërë bashkë për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të cilat do të mbahen më 25 tetor.
Në kuadër të kësaj nisme, deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka ftuar qytetarët e Luginës së Preshevës që të mbështesin “Koalicionin Shqiptar” përmes nënshkrimit, shkruan Veritasinfo.
“Çdo nënshkrim, një zotim për bashkim!”, ka shkruar Kamberi në një postim, duke falënderuar qytetarët që, sipas tij, me praninë dhe nënshkrimin e tyre po e mbështesin koalicionin.
Kamberi u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ende nuk kanë nënshkruar që t’i bashkohen kësaj nisme.
“Me nënshkrimin tuaj, i japim forcë përfaqësimit dinjitoz të Luginës së Preshevës!”, ka deklaruar ai.
Bashkimi i partive shqiptare në një listë synon që shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të garojnë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare serbe të 25 tetorit.
Kjo nismë vjen në kuadër të përpjekjeve të subjekteve politike shqiptare të Luginës për të koordinuar garën zgjedhore dhe për të siguruar përfaqësim të përbashkët politik në institucionet e Serbisë.

Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Specialen
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”
Kurti takoi Trumpin: SHBA-ja mik special i Kosovës
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin
Koalicioni Shqiptar nis mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet në Serbi
27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani