Prishtinë, 4 tetor 2026 08:25
Në Moldavi dhe në Lituani janë ngritur alarme për sulme nga ajri, pas intensifikimit të sulmeve që Rusia ka bërë ditëve të fundit në drejtim të Ukrainës.
Sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë kanë shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave dhe kanë dëmtuar urën veriore të Kievit, duke pezulluar qarkullimin dhe duke shkaktuar kolona trafiku.
Sulmet ndaj infrastrukturës së kryeqytetit ukrainas kanë vazhduar për të tretën ditë radhazi.
Pas dy ditësh sulmesh, tri nga gjashtë urat rrugore të Kievit mbi lumin Dnipro janë mbyllur tërësisht ose pjesërisht. Ndër objektivat e goditura më herët kanë qenë ndërtesa banimi, depo supermarketesh, pika karburanti dhe qendra logjistike.
Kryetari i Kievit, Vitalii Klitschko, ka thënë të shtunën se sulmi ndaj urës veriore dëmtoi sipërfaqen e rrugës dhe kabllot e trolejbusëve, duke detyruar pezullimin e qarkullimit.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se forcat ruse qëndrojnë pas sulmit, duke pretenduar se ura përdoret për lëvizjen e trupave dhe transportin e pajisjeve ushtarake për forcat ukrainase.
Situata është tensionuar edhe në shtete të tjera të Evropës që kufizohen me Rusinë.
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thënë se lufta po afrohet në mënyrë të rrezikshme drejt vendit të saj, pas disa rasteve të shkeljes së hapësirës ajrore moldave.
“E dënoj sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës këtë mëngjes. Lufta e saj po afrohet në mënyrë të rrezikshme drejt Moldavisë. Pesë mjete ruse të sulmit ajror, përfshirë raketa Banderol dhe dronë, shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë dhe shpërthyen në territorin tonë”, ka thënë Sandu.
Tensioni i shtuar në hapësirën ajrore është ndier edhe në vendet baltike.

Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Pesë persona arrestohen afër bazës ushtarake britanike, dyshohen për terrorizëm
Trump refuzon planin 7-ditor të Iranit për përfundimin e luftës
Projektligji i ri në SHBA, asnjë tërheqje nga NATO pa miratimin e Kongresit
CIA paralajmëron për kërcënim rus me dronë ndaj Spanjës, Francës dhe Italisë
Koalicioni Shqiptar nis mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet në Serbi
27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani