Prishtinë, 3 tetor 2026 08:53
Në Shkollën e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes, ka përfunduar “Stërvitja Ushtarake Bazë për Oficer”, e dedikuar për të rekrutuarit me kualifikime të veçanta specialistike në fushën e mjekësisë.
Në përfundim të trajnimit, oficerët e rinj kanë bërë betimin, duke u zotuar se detyrat e tyre në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i ushtrojnë me përgjegjësi, përkushtim dhe profesionalizëm.
Përfshirja e kuadrove të specializuara në mjekësi në radhët e FSK-së pritet të forcojë më tej kapacitetet profesionale të Forcës, veçanërisht në fushën e shërbimit shëndetësor.
Sipas FSK-së, përgatitja profesionale dhe përvoja e oficerëve të rinj në fushën e mjekësisë do të kontribuojnë në rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve të Forcës për përmbushjen e misionit të saj.
Me betimin për shërbim, oficerët e rinj tashmë janë rreshtuar në strukturat e FSK-së, duke marrë përgjegjësitë e tyre të reja në shërbim të Forcës dhe vendit.

Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Nis ndërtimi i stacionit policor në Dren të Leposaviqit, Policia konfirmon infrastrukturën rrugore fillimisht
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Specialen
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit