Prishtinë, 2 tetor 2026 13:36
Politologu i specializuar për Ballkanin, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar pas deklarimeve të Vladimir Putin, i cili i cilësoi serbët si një “komb i ndarë… i ndarë me forcë”, duke thënë se një gjë e tillë ringjall narrativat e epokës së kasapit Sllobodan Millosheviq për “Serbinë e Madhe”.
“Kjo duhet të ngrejë alarmin në mbarë Evropën. Këtu Putin po përsërit hapur narrativin e epokës së Millosheviq për “Serbinë e Madhe” – një lloj lidhjeje me karakteristika serbe. Dhe kjo ndodh vetëm pak ditë pas takimit të tij të dhjetë me Dodikun, separatistin serb të Bosnjës, që nga viti 2022”, ka shkruar Mujanoviq në rrjetin social X.
Kujtojmë, deklarimet e tij Putin i bëri dje në Klubin e Diskutimit “Valdai”, pak kohë pas takimit të tij më 29 shtator me Milorad Dodik, gjatë të cilit ata diskutuan për Marrëveshjen e Dejtonit dhe qëndrimet e serbëve në Bosnjë.
Në komentet e tij, Putini gjithashtu vlerësoi refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe shprehu shpresën se Aleksandar Vuçiq do të bëhet kryeministër, duke i paraqitur politikat perëndimore ndaj serbëve si asimetrike dhe të padrejta

Kurti takoi Trumpin: SHBA-ja mik special i Kosovës
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin
Ambasadori austriak: Integrimi në BE është garancia më e mirë e sigurisë
Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro
Herën e fundit kur shqiptarët u bënë bashkë, shënuan rezultat historik në Serbi
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare