Prishtinë, 2 tetor 2026 12:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar presidentin amerikan Donald Trump në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ishte takimi i parë i Kurtit me presidentin Trump. Ai ka theksuar se SHBA-ja mbetet aleat kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm.
“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump. E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Kryeministri Kurti pati udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 25 shtator. Ai pati zhvilluar takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin
Ambasadori austriak: Integrimi në BE është garancia më e mirë e sigurisë
Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro
Herën e fundit kur shqiptarët u bënë bashkë, shënuan rezultat historik në Serbi
Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Kurti takoi Trumpin: SHBA-ja mik special i Kosovës
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë