Prishtinë,.1 tetor 2026 14:09
I akuzuari për “Spiunazh” dhe “Shantazh”, Fatmir Sheholli ka dalë sot para Gjykatës.
Në seancën ku priten fjalët hyrëse mungon i dëmtuari Nenad Rashiq. Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla tha se Rashiqi e ka njoftuar Gjykatën për mungesën e tij.
“I njëjti është ftuar në seancë, dhe jemi njoftuar që gjendet jashtë vendit dhe e ka të pamundur të marrë pjesë në seancën e sotme”.
Me pëlqimin e palëve në procedurë u konsiderua e lexuar aktakuza. I akuzuari u deklarua përsëri i pafajshëm.
Prokurori special Bekim Kodraliu tha se provat argumentojnë në detaje për veprat penale me të cilat akuzohet i pandehuri Sheholli.
PSRK-ja më datë 24.08.2026 ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Fatmir Sheholli për dy vepra penale, ‘Spiunazh‘ dhe ‘Shantazh’. Para jush do të paraqesim një mori provash që konsiderojmë se duhet të shqyrtohen si mundësi; takime, komunikime, materiale të ndryshme, para, udhëzime për publikimin e materialeve të tjera dhe veprime kërcënuese dhe shantazhuese nga i pandehuri ndaj Arben Jetullahut. PSRK-ja konsideron se provat që do të administrohen nuk duhet parë si të izoluara, por në kronologjinë dhe marrëdhënien e tyre logjike dhe juridike. Duke vlerësuar atë se çfarë ndodhi, me kë u komunikua, kur ndodhi, çfarë u dorëzua dhe veprimet që u pasuan pas këtyre gjërave”, ka thënë ai.
Ka shtuar se lidhur me akuzën për “Spiunazh”, me dashje ka ndihmuar veprimtarinë e një shërbimi të huaj, në këtë rast BIA-n, duke paraqitur narrativë të dëmshme në mediat e Kosovës, duke vepruar sipas urdhrave të zyrtarit të BIA-s, Bojan Dimiq.
Ka thënë se nNga provat që do të administrohen, do të vërtetohet se 26.09.2025 është datë në të cilën janë zhvilluar komunikimet dhe koordinimet mes Shehollit dhe Dimiqit.

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Sot protestohet kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune
Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kaçanik
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin