Prishrinë, 1 tetor 2026 11:47
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ia kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi në rastin ku bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, ngarkohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Vendimi është marrë nga gjykatësi i vetëm i këtij rasti, Christopher Gosnell më 30 shtator 2026.
Sipas vendimit, gjykatësi konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra penale të tjera.
Sipas vendimit, gjykatësi konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra penale të tjera.
Po ashtu, për vazhdimin e paraburgimit, Specialja bën të ditur se gjykatësi mori parasysh edhe faktin që Thaçi u shpall fajtor dhe u dënua në gjykimin për krime lufte.
“Gjykatësi mori parasysh gjithashtu edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen gjyqësore KSC-BC-2020-06 kohët e fundit dhe konstatoi se ato nuk e ndryshonin nevojën për rishikime periodike të paraburgimit të tij në çështjen aktuale, që në parim vlerësohet në bazë të faktorëve në lidhje me këtë çështje”, thekson Specialja

Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Sot protestohet kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune
Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kaçanik
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e tij
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin