Prishtinë, 26 shtator 2026 19:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 23 anëtarët e familjes Deliu, të vrarë më 26 shtator 1998 në Abri të Epërme të Drenasit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka renditur viktimat e masakrës, nga foshnja në barkun e nënës e deri te më i moshuari, Fazli Deliu, 94 vjeç.
Kurti ka shkruar se përmasat e krimeve të kryera ndaj familjes Deliu, sipas tij, dëshmojnë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Ai ka përmendur edhe mënyrën e vrasjes dhe masakrimit të viktimave, duke e cilësuar ngjarjen si dëshmi të mizorisë ndaj popullsisë shqiptare.
Kurti ka kujtuar se më 26 shtator 1998 është kryer masakër edhe në fshatin Golluboc të Malishevës, ku, sipas tij, civilë shqiptarë u lidhën, u torturuan dhe më pas u ekzekutuan.
“Drejtësia është detyrim dhe më e pakta që duhet bërë për viktimat dhe familjet, andaj trysnia ndërkombëtare ndaj fqinjit verior duhet të jetë më e madhe se kurrë më parë”, ka shkruar Kurti.
Në fund të postimit, ai ka bërë homazhe simbolike për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.
Masakra e Abrisë së Epërme, në të cilën u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, përkujtohet çdo 26 shtator

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja