Prishtinë, 10 nëntor 2026 14:40
Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online, pas evidentimit të rasteve të mashtrimeve ku persona të dyshuar paraqiten si blerës dhe tentojnë të përvetësojnë të dhënat bankare të shitësve.
Sipas Policisë, personat e dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje dhe shprehin interesim për t’i blerë ato. Më pas, atyre u dërgojnë vegëza të dyshimta, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për të realizuar pagesën.
Për të parandaluar raste të tilla, Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos hapin vegëza të dyshimta dhe të mos japin të dhënat e kartelave bankare, përfshirë numrin e kartelës, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar.
Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet që çdo kërkesë për pagesë ta verifikojnë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse.
Policia apelon që personat që kanë ndarë të dhënat e tyre bankare në faqe të dyshimta të kontaktojnë menjëherë bankën për bllokimin e kartelës, ndërsa rastin ta raportojnë në Policinë e Kosovës.
Në fund, Policia rikujton qytetarët se për të shitur produkte online nuk është e nevojshme të zbulohen të dhënat e kartelës bankare.

Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike