Prishtinë, 10 nëntor 2026 12:38
Rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina janë ndaluar të vendosen në tregun e Kosovës, pasi gjatë kontrolleve inspektuese është konstatuar se ato nuk i përmbushnin kërkesat themelore të sigurisë.
Aksioni është realizuar nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në pikat doganore të vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, lodrat e ndaluara nuk ishin në përputhje me standardet e përcaktuara në Rregulloren nr. 02/2017 për sigurinë e lodrave.
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të një aksioni të përbashkët për mbikëqyrjen e tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me synim parandalimin e qarkullimit të produkteve që nuk plotësojnë standardet e kërkuara.
Inspektorati ka paralajmëruar se produktet e tilla mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.
Ndërkaq, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë së produkteve që vendosen në tregun e Kosovës.

Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit