Prishtinë, 11 nëntor 2026 06:56
Shtëpia e Bardhë ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
Emri i tij është dërguar në Senatin amerikan për shqyrtim dhe konfirmim, sipas njoftimit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë më 10 nëntor.
Në njoftim thuhet se Bogachek, nga Florida, është propozuar për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në Kosovë në nivel ambasadori.
Ai ka mbi 25 vjet përvojë në menaxhim dhe udhëheqje institucionale, me angazhim në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë. Gjithashtu, ka shërbyer si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.
Megjithatë, nominimi i tij nuk nënkupton emërimin përfundimtar, pasi kandidatura duhet të kalojë procedurën e konfirmimit në Senatin amerikan.
Posti i ambasadorit amerikan në Kosovë është vakant që nga fundi i dhjetorit të vitit 2024, kur Jeffrey Hovenier përfundoi misionin e tij diplomatik, pas afro tri vjetësh në këtë detyrë.
Pas largimit të Hovenierit, udhëheqjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë e mori e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, e cila kishte shërbyer më parë si zëvendësshefe e misionit diplomatik.
Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë detyrën e ambasadorit amerikan në Kosovë.

Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023