Prishtinë, 26 shtator 2026 15:24
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mohuar çdo kontakt apo bashkëpunim, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me UNMIK-un, EULEX-in dhe Gjykatën Speciale.
Në një konferencë për media, Gërvalla tha se në rolin e ministres është angazhuar në përgatitjen e Qeverisë për proceset që lidhen me Specialen, duke e cilësuar atë si “betejë ligjore”.
Ajo kritikoi edhe akuzat ndaj saj, duke thënë se është etiketuar pa u dëgjuar faktet.
Ndërkohë, lidhur me kërkesat për dorëheqjen e saj, Gërvalla tha se ato janë e drejtë e çdo qytetari dhe nuk pranoi t’i komentojë.
Sa i përket projektligjit të propozuar nga PDK-ja për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, ministrja tha se ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë po e analizojnë atë. Pas përfundimit të analizës, opinioni do t’i përcillet Qeverisë.

Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike