Prishtinë, 26 shtator 2026 12:20
Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka thënë se përkundër pengesave financiare nga Beogradi, angazhimi për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk është ndalur.
Në një postim në rrjetet sociale, Kamberi ka shkruar se bllokimi i mjeteve të destinuara për Këshillin Kombëtar Shqiptar ka ndikuar edhe në mundësitë për avokim ndërkombëtar, pasi, sipas tij, për të dëshmuar diskriminimin dhe për të kërkuar mbështetje ndërkombëtare, nevojitet prani në takimet ku diskutohen këto çështje, përcjell Veritasinfo.
Ai ka vlerësuar se përfaqësimi i Luginës në delegacionin shtetëror të Republikës së Kosovës gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, i mundësuar nga Kryeministri Albin Kurti, ka bërë që çështjet e shqiptarëve të Luginës të paraqiten në arenën ndërkombëtare.
“Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës ishin aty, për të folur vetë për të drejtat e tyre”, ka shkruar Kamberi.
Krahas angazhimit ndërkombëtar, ai ka përmendur edhe çështjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit në Luginë.
Sipas Kamberit, vitin e kaluar Serbia tentoi të pengonte financimin e 35 mijë e 448 teksteve për 3 mijë e 650 nxënës, ndërsa këtë vit, përmes ministrit Demo Berisha, sipas tij, është bllokuar sërish rruga e rregullt financiare për 37 mijë e 429 tekste për 3 mijë e 686 nxënës.
“Kjo është e njëjta pengesë për fëmijë që kërkojnë të mësojnë në gjuhën e tyre”, ka shkruar ai.
Kamberi ka thënë se përgjigjja ndaj këtyre pengesave duhet të jetë vazhdimi i mbështetjes për tekstet në gjuhën shqipe dhe përfaqësimin ndërkombëtar të shqiptarëve të Luginës.
“Dy angazhime që nuk ndalen. Që bllokada të mos kthehet në heshtje. Dhe që çmimin e saj të mos e paguajnë fëmijët”, ka përfunduar Kamberi.

Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale