Prishtinë, 25 shtator 2026 09:48
53 persona të akuzuar për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998-1999 në disa fshatra të Komunës së Gjakovës do të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Të gjithë të pandehurit vazhdojnë të jenë në arrati, ndërsa në sallën e gjyqit ndodhen 53 avokatë mbrojtës, të caktuar për përfaqësimin e tyre në këtë proces gjyqësor.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 personave në dhjetor të vitit 2023, ndërsa aktakuza ishte ndryshuar më 23 dhjetor 2024.
Gjykata e Apelit, me vendimin e 25 majit 2026, e kishte kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar aktakuza e Prokurorisë Speciale.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se gjatë viteve 1998-1999, në fshatrat e Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje dhe si pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.
Në mesin e të akuzuarve janë edhe ish-zyrtarë të lartë të strukturave ushtarake, policore dhe të sigurisë serbe të asaj kohe.
Meqë të gjithë të akuzuarit ndodhen jashtë Kosovës, procesi po zhvillohet në mungesë të tyre dhe ata përfaqësohen nga avokatët e caktuar për mbrojtjen e tyre.

Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Hakerët zbulojnë humbjet ruse në Ukrainë, pretendohet se janë vrarë deri në 450 mijë persona