Prishtinë, 9 nëntor 2026 10:23
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar pjesëtarët e diasporës shqiptare në Francë që të rrisin investimet në Kosovë, duke prezantuar mekanizmat qeveritarë për mbështetjen e ndërmarrësve nga mërgata.
Gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës shqiptare në Francë, Kurti ka diskutuar për mundësitë e përfshirjes më të madhe të mërgatës në jetën publike, institucionale dhe ekonomike të vendit.
Ai ka theksuar se diaspora përbën një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës, jo vetëm përmes investimeve financiare, por edhe duke sjellë përvojën profesionale, ekspertizën dhe kulturën e punës nga vendet e zhvilluara.
Kurti ka bërë të ditur se përmes mekanizmit “Dritarja për Investime të Diasporës”, ndërmarrësit nga mërgata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë do të kenë mbështetje financiare, ndërsa shteti do të garantojë kreditë deri në 80 për qind.
“Kësisoj mërgata lëvizë drejt kapërcimit nga sakrifica për të kontribuuar në investim për të fituar”, ka deklaruar Kurti.
Krahas këtij mekanizmi, ai ka përmendur edhe Programin 1 Miliard Euro për Prodhim dhe Industri, përmes të cilit synohet mbështetja e projekteve strategjike dhe prioritare në sektorin industrial.
Takimi me përfaqësuesit e diasporës shqiptare u zhvillua të dielën, gjatë vizitës zyrtare të Kurtit në Francë, para pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris.

Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Hakerët zbulojnë humbjet ruse në Ukrainë, pretendohet se janë vrarë deri në 450 mijë persona
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet