Prishtinë, 6 nëntor 2026 14:16
Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të vitit 2025, është liruar nga burgu pas rreth 15 muajsh qëndrimi në paraburgim. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
Preniqi ishte arrestuar në gusht të vitit të kaluar në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, në kohën kur po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.
Arrestimi i tij ishte bërë nën dyshimet e autoriteteve serbe për përfshirje në krime lufte dhe lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Megjithatë, familjarët e tij i kishin kundërshtuar këto pretendime. Sipas raportimeve të mëhershme, një familjare kishte mohuar se Preniqi kishte qenë pjesëtar i UÇK-së.
Lajmin për lirimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shprehur gëzimin për përfundimin e qëndrimit të tij në burg.

Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit