Preshevë, 8 nëntor 2026 09:20
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, sot do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në këto zgjedhje garojnë katër lista shqiptare, të cilat synojnë të sigurojnë përfaqësim në institucionin që mbron interesat kombëtare, gjuhësore dhe kulturore të shqiptarëve në Serbi.
Sipas të dhënave të publikuara, gjithsej 37 mijë e 759 shqiptarë janë të regjistruar në Listën e Veçantë Zgjedhore dhe kanë të drejtë vote.
Për 29 vende në Këshillin Kombëtar Shqiptar garojnë 107 kandidatë, të përfshirë në katër lista zgjedhore.
Një nga ndryshimet kryesore në këto zgjedhje është zgjerimi i përbërjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar nga 15 në 29 anëtarë. Ky ndryshim vjen pas më shumë se një dekade dhe lidhet me rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Serbi, të realizuar në vitin 2022.
Përmes këtyre zgjedhjeve, shqiptarët do të përcaktojnë përfaqësuesit që do të angazhohen për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre në katër fusha kryesore: arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës shqipe.
Këshilli Kombëtar Shqiptar është organ i vetëqeverisjes së pakicës kombëtare dhe përbën një mekanizëm institucional për adresimin e çështjeve që prekin shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Rëndësia e tij shtrihet edhe në trajtimin e problemeve të vazhdueshme me të cilat përballen shqiptarët në Luginë, përfshirë pasivizimin e adresave dhe respektimin e të drejtave kolektive.
Këto zgjedhje mbahen pas garës së përbashkët të subjekteve shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku koalicioni shqiptar arriti rezultate të rëndësishme në përballjen me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit.

Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar