Prishtinë, 8 nëntor 2026 20:44
Gati tri dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, drejtësia për viktimat e krimeve të luftës vazhdon të mbetet e paplotë. Pavarësisht proceseve gjyqësore të zhvilluara nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, deri më tani janë dënuar vetëm 77 persona për krime lufte, ndërsa rreth 10 mijë civilë kanë mbetur viktima të luftës.
Të dhënat e Gjykatës Themelore në Prishtinë tregojnë se nga 1 janari 2024 deri më 1 shtator 2026, Departamenti Special ka përfunduar 17 lëndë, prej të cilave 13 kanë përfunduar me aktgjykime dënuese. Ndërkohë, 19 lëndë të tjera vazhdojnë të presin zgjidhjen.
Një ndër zhvillimet që ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të trajtuara është mundësia e zhvillimit të gjykimeve në mungesë, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Kjo u ka mundësuar institucioneve të drejtësisë të procedojnë edhe personat e akuzuar që ndodhen jashtë Kosovës.
Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se ndryshimet ligjore kanë ndikuar në rritjen e numrit të aktakuzave për krime lufte.
Sipas tij, gjatë dy-tre viteve të fundit është shënuar rritje e aktakuzave në mungesë, ndërsa çdo vit arrestohen afërsisht dhjetë persona të dyshuar ose të akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Megjithatë, Alija ka theksuar se një prej pengesave kryesore për zbardhjen e plotë të krimeve mbetet mungesa e bashkëpunimit juridik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo e fundit vazhdon të mos i dorëzojë personat e dyshuar për krime lufte, duke vështirësuar procedurat për vënien e tyre para drejtësisë.
Alija ka vlerësuar se numri i personave të dënuar mbetet i vogël në raport me përmasat e krimeve dhe numrin e viktimave civile.
“Që nga përfundimi i luftës deri më sot, nga të gjitha institucionet gjyqësore, qoftë Haga, Kosova, UNMIK-u apo EULEX-i, janë dënuar rreth 77 kryerës të krimeve të luftës, ndërsa në anën tjetër i kemi rreth 10 mijë viktima civile. Pra, shumë pak është bërë në këtë drejtim për t’u ofruar drejtësi familjarëve të viktimave të luftës”, ka deklaruar Alija.
Krimet e kryera gjatë luftës, përfshirë masakrat, vrasjet e civilëve dhe dëbimet me dhunë, vazhdojnë të mbeten një nga çështjet më të rënda të pazgjidhura për shoqërinë kosovare. Për familjet e viktimave, pritja për drejtësi vazhdon edhe gati tri dekada pas përfundimit të luftës.

Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë