Prishtinë, 25 Shtator 2026 08:32
Në disa qytete të Kosovës sot do të mbahen protesta kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestat zhvillohen nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa organizatorët (OVL UÇK) kanë bërë thirrje për pjesëmarrje paqësore.
Sipas njoftimit të “Liria ka Emër”, tubimet në qytetet ku veprojnë degët e OVL UÇK-së do të zhvillohen në orare të ndryshme.
Në Podujevë protesta është paralajmëruar për në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në të njëjtën orë tubime pritet të mbahen në Istog, Rahovec, Deçan, Gjilan dhe Mitrovicë.
Në Prizren, tubimi do të nisë në orën 19:00, në Shadërvan. Organizatorët atje kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe demokratike.
Ndërkaq, në Prishtinë protesta do të mbahet nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu”

Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Foda: Duam ta mposhtim Izraelin, objektivi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Hakerët zbulojnë humbjet ruse në Ukrainë, pretendohet se janë vrarë deri në 450 mijë persona