Prishtinë, 19 shtator 2026 14:39
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në punimet e konferencës së Kartës së Adriatikut A5, e cila këtë vit u mbajt në Zadar të Kroacisë, me pjesëmarrjen e shefave të mbrojtjes nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Konferenca u zhvillua nën drejtimin e Komandantit të Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM), gjeneral Alexus G. Grynkewich, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Kroacisë. Në fokus të diskutimeve ishin sfidat aktuale gjeopolitike, siguria rajonale dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Veritasinfo.
Gjatë punimeve të konferencës, theksi u vu në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një faktor për stabilitetin afatgjatë dhe ruajtjen e paqes në rajon.
Në kuadër të vizitës, gjenerallejtënant Jashari zhvilloi edhe takime dypalëshe me zyrtarë të lartë ushtarakë ndërkombëtarë. Ai u takua me Komandantin e EUCOM-it, gjeneral Alexus G. Grynkewich, si dhe me Zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFC Naples), gjeneral Peter K. Scot.
Sipas njoftimit, në këto takime u diskutua për thellimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave, koordinimin operacional dhe mbështetjen strategjike të aleatëve euroatlantikë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes.
Jashari zhvilloi takim edhe me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovas, gjeneralmajor Stephen Osborn. Në fokus të këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit dhe forcimi i partneritetit ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovas.
Në fjalën e tij në konferencë, komandanti i FSK-së prezantoi vizionin e Kosovës për të ardhmen e sigurisë rajonale dhe bëri kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5.
Jashari theksoi se, sipas vlerësimit të Kosovës, tranzicioni i FSK-së dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në misione ndërkombëtare e pozicionojnë vendin si partner në bashkëpunimin euroatlantik dhe si pjesëmarrës potencial në strukturat dhe iniciativat rajonale të sigurisë.

Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro