Prishtinë, 26 tetor 2026 21:15
Vetëm pak ditë pasi 515 të rinj dhe të reja dhanë betimin solemn dhe iu bashkuan radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe 209 rekrutë të rinj kanë nisur stërvitjen ushtarake bazë.
Stërvitja po zhvillohet në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku rekrutët do të marrin njohuritë dhe shkathtësitë themelore ushtarake, me synim përgatitjen e tyre për t’i shërbyer mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Përmes rekrutimeve të vazhdueshme, shkollimit dhe trajnimeve profesionale, institucionet synojnë të krijojnë mundësi për gjeneratat e reja që të zhvillohen në aspektin profesional dhe të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të FSK-së.
Krahas investimeve në armatim dhe pajisje moderne, theksi është vendosur edhe në përgatitjen profesionale të personelit, duke e konsideruar fuqizimin e burimeve njerëzore si një nga shtyllat kryesore të një force të aftë dhe të gatshme për përballimin e sfidave të së ardhmes.

FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Kosova pjesë e kontributit rajonal për sigurinë në Gazë, Shqipëria i bashkohet misionit
Forcimi i FSK-së, 515 rekrutë të rinj nisin rrugëtimin ushtarak
FSK-ja forcon bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë
Gjenerata e re e mbrojtjes së Kosovës, FSK me rekrutë të rinj
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
Kurti kërkon veprime brenda 72 orëve pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Haxhiu kërkon llogaridhënie për mosveprimet institucionale në rastin e Arlindës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit