Prishtinë, 19 shtator 2026 10:08
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten drejt New Yorkut, ku do të marrë pjesë në aktivitetet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë, me fokus në promovimin dhe forcimin e vlerave dhe interesave shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në kuadër të vizitës, kryeministri pritet të zhvillojë takime edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.
Qëndrimi i Kurtit në New York përkon me aktivitetet e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara, ku gjatë kësaj periudhe zhvillohen takime dhe kontakte të shumta ndërmjet liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve të ndryshme.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro