Prishtinë, 18 shtator 2026 18:21
Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar Kursin e Avancuar për Snajper, në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të pjesëtarëve të saj.
Sipas FSK-së, kursi është fokusuar në përgatitjen e pjesëtarëve për realizimin e detyrave të vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacionit në zona me rrezikshmëri të lartë.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit janë aftësuar dhe vlerësuar në fusha të ndryshme profesionale, përfshirë planifikimin dhe organizimin e misioneve, kalkulimin dhe realizimin e qitjeve, si dhe përdorimin e sistemeve të precizionit SIG Sauer.
Trajnimi ka përfshirë gjithashtu aftësi fushore, si kamuflimi, fshehja dhe lëvizja, si dhe teknikat e përndjekjes dhe vëzhgimit, të njohura si “Stalking”.
Pjesëmarrësit janë trajnuar edhe për identifikimin dhe angazhimin e caqeve, bazuar në prioritetet e përcaktuara në kuadër të misionit.
FSK-ja thekson se përmes trajnimeve të avancuara synon të rrisë profesionalizmin, disiplinën dhe kapacitetet operacionale të pjesëtarëve të saj, në funksion të përmbushjes së misionit dhe standardeve të kërkuara profesionale.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit