Prishtin, 17 shtator 2026 15:26
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po vijon të forcohet përmes aktiviteteve të përbashkëta stërvitore të forcave të të dyja vendeve.
Në kuadër të trajnimeve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë zhvilluar qitje me mortaja të kalibrave 60, 81 dhe 120 milimetra në poligonin e qitjes me armë të rënda të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shkruan Veritasinfo.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë aktivitetit pjesëtarët e FSK-së kanë dëshmuar përgatitje profesionale, disiplinë dhe zbatim të standardeve gjatë ekzekutimit të qitjeve.
Maqedonci ka theksuar se aktivitete të tilla kanë për qëllim zhvillimin e kapaciteteve në fushën e artilerisë dhe rritjen e aftësive operacionale të FSK-së.
Sipas tij, trajnimet e përbashkëta kontribuojnë edhe në forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave të Kosovës dhe Shqipërisë, duke thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit