Prishtinë, 18 shtator 2026 18:47
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar në një postim në Facebook se Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM).
“Përmes këtij bashkëpunimi, ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin programe universitare dhe studime master në gjuhën angleze në fusha të ndryshme, përfshirë menaxhimin, administratën publike, psikologjinë, teknologjinë, menaxhimin mjedisor, menaxhimin ndërkombëtar dhe qëndrueshmërinë.
Bashkëpunimi me IBCM-në do të përfshijë gjithashtu organizimin e trajnimeve, seminareve, punëtorive dhe projekteve të përbashkëta, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale” ka shkruar ai
Sipas tij, bashkëpunimi do të përfshijë edhe trajnime, seminare, punëtori dhe projekte të përbashkëta, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale.
“Bashkëpunimi me IBCM-në do të përfshijë gjithashtu organizimin e trajnimeve, seminareve, punëtorive dhe projekteve të përbashkëta, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale.
Ushtria që po ndërtojmë nuk mbështetet vetëm në aftësitë dhe përgatitjen ushtarake, por edhe në dije, lidership, profesionalizëm dhe mendim strategjik. Prandaj, investimi në arsimimin dhe zhvillimin profesional të ushtarakëve tanë është investim i drejtpërdrejtë në fuqizimin e FSK-së dhe në të ardhmen e sigurt të Republikës së Kosovës.
Ky memorandum përbën një tjetër hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të një force moderne, profesionale dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.” shtoi ai.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit