Prishtinë, 27 gusht 2026 15:42
Policia e Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, do të zhvillojnë një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut.
Vizita do të mbahet më 28 gusht, në orën 12:00, në prag të 30 gushtit Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit të përbashkët, aktiviteti organizohet në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë, si dhe për të shprehur solidaritetin dhe përkrahjen ndaj familjeve të personave të zhdukur.
Institucionet kanë theksuar se familjet, për më shumë se dy dekada, vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe fatin e më të dashurve të tyre.
Vizita synon gjithashtu të theksojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe partneritetin me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.
Aktiviteti do të zhvillohet në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, në Komunën e Zubin Potokut, më 28 gusht në orën 12:00

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi