Prishtinë, 27 gusht 2026 14:14
Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës ka reaguar lidhur me gjetjet e Prokurorisë Speciale për rastin e dyshuar të spiunazhit dhe bashkëpunimin e Fatmir Shehollit me strukturat e BIA-s.
Në reagimin e saj, Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës ka shprehur shqetësim dhe ka kërkuar nga organet e shtetit dhe institucionet e Kosovës që të hetojnë plotësisht edhe rolin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe lidhjet e mundshme të saj me këtë rrjet.
Reagim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës (KOAK)
Lidhur me gjetjet e Prokurorisë Speciale për rastin e spiunazhit të BIA-s dhe bashkëpunimin e Fatmir Shehollit me strukturat përkatëse, Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës (KOAK) shpreh shqetësimin e thellë dhe kërkon që organet e shtetit dhe institucionet e Republikës së Kosovës të hetojnë plotësisht edhe rolin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe lidhjet e saj me këtë rrjet.
Kisha Ortodokse Serbe ka shkelur vazhdimisht ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ligjin për objektet e trashëgimisë kulturore. Tendenca e saj për të përvetësuar trashëgiminë kulturore mesjetare shqiptare ka shkuar përtej objekteve të mbrojtura, duke përfshirë kishën e Rakinicës, mbetjet arkeologjike në Pollat, Kalanë e Artanës, kishën mesjetare në Kabash të Prizrenit, shpellën në një fshat të Lipjanit dhe shumë raste të tjera. Këto veprime janë kryer nën hundën e shtetit, pa asnjë masë ndaj tejkalimit të autorizimeve, ligjeve dhe Kushtetutës.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosoves nën drejtimin e Kryepeshkopit Nikolla, është e zotuar të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, sepse asaj i shërben.
Në të njëjtën kohë, ajo lutet çdo ditë që trashëgimia mesjetare ortodokse e Kosovës, e cila aktualisht është e uzurpuar nga Kisha Serbe si rezultat i marrëveshjeve të padrejta që dolën nga bisedimet e Vjenës për statutin e Kosovës dhe procesin e pavarësisë, të kthehet nën menaxhimin e saj të ligjshëm.
Po aq shqetësuese janë projektet e Serbisë për të radikalizuar shqiptarët e besimit islam. Serbia duhet të dijë se shqiptarët jetojnë mbi një mijë vjet me besime të ndryshme. Sado që të investojë, ajo nuk mund të përçajë vëllezërit shqiptarë – muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë, bektashi apo të çfarëdo besimi tjetër – sepse ne shqiptarët kemi identitetin tonë, gjuhën, kulturën dhe gjakun e përbashkët.
Prandaj, organet e ndjekjes dhe gjykatat e Kosovës inkurajohen që të gjithë ata që janë të përfshirë në përçarje, agjentura dhe projekte serbe të dënohen maksimalisht. Në këtë rast, edhe spiuni Fatmir Sheholli.

Në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat”, në Kalludër të Zubin Potokut do të vizitohet varri masiv
KGJK-ja refuzon kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb që dhanë dorëheqje në vitin 2022
Afërdita Bytyqi zgjidhet Zëvendëskryesuese e KGJK-së
William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
Qeveria ndan mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna esenciale
Mbetjet në Zubin Potok shtojnë presionin mbi Beogradin për hapjen e arkivave
“Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë”, e-maili në emër të Shtetit Islamik që alarmoi institucionet në Shqipëri: Do t’ju vrasim
Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës kërkon hetim për rolin e Kishës Ortodokse Serbe në rastin e spiunazhit
Serbia e tërheq ekipin e basketbollit, shmanget përballja me Kosovën në Taranto