Prishtinë, 26 gusht 2026 19:22
Donjeta Sadiku është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Boksierja kosovare do ta kërkojë të artën në kategorinë deri 60 kilogramë. Në finale do të përballet me boksieren e Serbisë, Kristina Kuluhova. Kuluhova në fakt është ruse që garon për Serbinë.
Në gjysmëfinale, Donjeta ishte dominante. E mposhti boksieren e Greqisë, Sofia Legaki. Goditjet e boksieres kosovare ishin të forta dhe të pastërta që nga fillimi i meçit. Gjyqtari në ring i numëroi Legakit në raundin e parë e po ashtu në raundin e dytë. Raundi i tretë ishte më i hapur, por Donjeta Sadiku e kontrolloi luftën deri në fund për fitore me vendim unanim, përkatësisht 5:0.
Ajo tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por e kërkon të artën mesdhetare.
Donjeta në çerekfinale e mposhti turken Esmanur Lok me rezultat 4:1. Ndaj grekes Legaki ishte dukshëm më bindëse se në luftën e parë.
Kështu Donjeta vazhdon ta mbrojë nderin e boksit kosovar. Katër boksierët që e përfaqësuan Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pësuan humbje në luftërat e para.
Donjeta Sadiku është prej boksiereve më të mira në Evropë. Tashmë ka medalje në të gjitha ngjarjet e mëdha. I mungon vetëm medalja olimpike, që mbetet synim i i madh i saj

Zhvillohet takimi, drejtuesve të Trepçës u prezantohet oferta e donatorëve nga Amerika
Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A
Dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare, Kosova përfaqësohet në futboll, hendboll, volejboll, tenis e not
Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Kosova kalon në çerekfinale të padelit pas fitores ndaj Turqisë në “Taranto 2026”
Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit
Kosova forcon kontrollin në turizëm, nuk tolerohen udhërrëfyesit pa licencë