Prishtinë, 26 gusht 2026 8;05
Zhvillime të reja te Trepça. Mësohet ekskluzivisht se sot në mesditë drejtuesit e klubit mitrovicas janë takuar me përfaqësuesit e familjes Berisha, njëherësh ndërmjetësues të donatorëve nga Amerika, të cilët janë të interesuar ta marrin në dorë klubin e madh kosovar.
“Express” mëson se Blerim Berisha, ish-futbollist mitrovicas, ua ka prezantuar drejtuesve të Trepçës në detaje plan-projektin dhe ofertën serioze të investitorëve nga Amerika.
Më saktësisht, bëhet fjalë për një biznesmen të suksesshëm shqiptar që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili brenda pak vitesh mund ta ngrisë shumë lart klubin Gjelbër e Zi nëse i jepet mundësia që ta marrë atë në dorë.
Tash topi është tek familja Haxhiu, që “kollitet” qe një kohë të gjatë tek Trepça.
Brenda kësaj jave mund të vijë përgjigja nga drejtuesit aktualë të klubit, të cilët e kanë në dorë një ofertë që do t’ia kishte lakmi çdo klub kosovar.
Gjithashtu, “Express” mëson se ka interesim për ta marrë klubin mitrovicas edhe nga biznesmenë turq dhe një shqiptar nga Kroacia.
Trepça, njëri prej klubeve më të mëdhenj në histori të futbollit të Kosovës, viteve të fundit ka luajtur kryesisht në Ligën e Parë.
Kohëve të fundit, një pjese të tifozëve iu ka humbur durimi dhe e kanë kërkuar largimin e kryesisë aktuale.

4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë
FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan