Prishtinë, 27 gusht 2026 11:12
Kampioni i Kosovës, Drita, luan sonte ndeshjen vendimtare ndaj Inter Club D’Escaldes, në kuadër të fazës play-off të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit synojnë të bëjnë hapin e fundit drejt fazës së ligës së kësaj gare, teksa vetëm fitorja ose një rezultat më i mirë pas 90 minutave do t’u sigurojë kualifikimin.
Gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë. Kësisoj, skuadra që triumfon në ndeshjen e kthimit do të sigurojë një vend në fazën e ligës.
Drita udhëton në Andorrë me objektivin e qartë për të arritur një tjetër sukses historik në arenën evropiane. Skuadra gjilanase e di se nuk ka më hapësirë për gabime dhe se një paraqitje e madhe në udhëtim është e domosdoshme për ta kaluar pengesën e fundit.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin Estadi de la FAF në Encamp, ku Drita do të kërkojë rezultatin që do t’i hapte rrugën drejt fazës së ligës.
Pas 2-2 në Prishtinë, gjithçka do të vendoset në Andorrë.

4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë
FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës