Prishtinë, 16 nëntor 2026 18:37
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar një përballje të vështirë ndaj Irlandës, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Në konferencën për media, Foda ka thënë se Kosova do të tentojë ta fitojë ndeshjen përmes kundërsulmeve, duke theksuar se ekipi është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj përballjeje.
“Irlandës i duhet fitorja, ndërsa neve na konvenon edhe barazimi. Por, në fushë ekipet hyjnë për fitore. Do të tentojmë nëpërmjet kundërsulmeve të fitojmë këtë ndeshje”, ka deklaruar Foda.
Ai ka folur edhe për mungesën e Edon Zhegrovës, i cili është larguar nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të një lëndimi.
“Edon Zhegrova nuk është, por të tjerët janë në dispozicion dhe pas stërvitjes do të vendosim për lojtarët që do të luajnë”, ka bërë të ditur përzgjedhësi.
Foda ka theksuar se synimi i Kosovës është të imponojë lojën e saj ndaj Irlandës dhe të marrë rezultatin e dëshiruar.
Kosovës i mjafton edhe një barazim në udhëtim për ta siguruar vendin e dytë në grup, ndërsa Irlanda ka nevojë për fitore.
Ndeshja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës zhvillohet të martën, në Dublin, nga ora 20:45.

Kosova pëson humbje të rëndë 3-0 nga Irlanda, mbetet në Ligën B të Kombeve
Kosova në disavantazh ndaj Irlandës, Dardanët mbesin me një lojtar më pak
Kosova sonte përballë Irlandës, një barazim mjafton për kualifikim
Shqipëria mposht Bjellorusinë, fiton grupin dhe kthehet në Ligën B
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person