Prishtinë, 17 nëntor 2026 14:13
Kombëtarja e Kosovës në futboll zhvillon sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, duke u përballur me Republikën e Irlandës në Dublin.
Takimi, i cili nis në orën 20:45, zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B3, ku në lojë është pozita e dytë dhe sigurimi i një vendi në play-off për promovim në Ligën A.
Dardanët, të drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, renditen në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda, që ndodhet në pozitën e tretë me pesë pikë.
Kjo do të thotë se Kosovës i mjafton edhe një barazim për ta ruajtur pozitën e dytë dhe për të siguruar kualifikimin në play-off. Ndërkohë, irlandezët janë të detyruar të fitojnë për ta kaluar Kosovën në renditjen e grupit.
Besim shtesë për përfaqësuesen kosovare është edhe fitorja 1:0 në përballjen e parë ndaj Irlandës, të zhvilluar në Prishtinë, ku Vedat Muriqi shënoi golin vendimtar në minutën e 83-të.
Megjithatë, Foda do të ketë dy mungesa të rëndësishme në këtë takim. Edon Zhegrova është jashtë për shkak të lëndimit, ndërsa Veldin Hoxha mungon për shkak të pezullimit pas kartonit të kuq në ndeshjen e kaluar.
Kosova vjen në këtë përballje pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, ndërsa Irlanda pësoi humbje 1:0 nga Austria.
Për Dardanët, objektivi është i qartë: të ruajnë qetësinë, të menaxhojnë ndeshjen dhe të sigurojnë rezultatin që do t’i mbante në garë për promovim në nivelin më të lartë të Ligës së Kombeve.

Kosova pëson humbje të rëndë 3-0 nga Irlanda, mbetet në Ligën B të Kombeve
Kosova në disavantazh ndaj Irlandës, Dardanët mbesin me një lojtar më pak
Foda: Kosova synon fitoren përmes kundërsulmeve
Shqipëria mposht Bjellorusinë, fiton grupin dhe kthehet në Ligën B
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person