Prishtinë, 18 nëntor 2026 07:04
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje 3-0 nga Republika e Irlandës, në ndeshjen e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, e zhvilluar të martën mbrëma në stadiumin “Aviva” në Dublin.
Dardanët e nisën mirë takimin dhe krijuan disa mundësi për të kaluar në epërsi, por rrjedha e ndeshjes ndryshoi në minutën e 26-të.
Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi ndali me dorë topin në vijën e portës, duke parandaluar një gol të sigurt të irlandezëve. Arbitri akordoi penallti dhe e përjashtoi atë me karton të kuq.
Troy Parrott shënoi nga pika e bardhë në minutën e 28-të, duke i dhënë epërsinë Irlandës.
Në fillim të pjesës së dytë, Kosova pësoi edhe një penallti tjetër, pasi portieri Arijanet Muriq shkaktoi ndërhyrje të parregullt në zonë. Parrott ishte sërish i saktë nga pika e bardhë në minutën e 50-të për rezultatin 2-0.
Golin e tretë për irlandezët e realizoi Jack Moylan në minutën e 75-të, duke vulosur fitoren 3-0.
Me këtë rezultat, Irlanda e përfundoi Grupin B3 në pozitën e dytë dhe siguroi pjesëmarrjen në plejof për inkuadrim në Ligën A.
Ndërkaq, Kosova e mbylli grupin në vendin e tretë dhe siguroi qëndrimin në Ligën B edhe për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Humbja në Dublin ishte një goditje për Dardanët, të cilët pas një fillimi premtues u penalizuan rëndë nga përjashtimi i Hajrizit dhe dy penalltitë e shkaktuara gjatë takimit.

Kosova në disavantazh ndaj Irlandës, Dardanët mbesin me një lojtar më pak
Kosova sonte përballë Irlandës, një barazim mjafton për kualifikim
Foda: Kosova synon fitoren përmes kundërsulmeve
Shqipëria mposht Bjellorusinë, fiton grupin dhe kthehet në Ligën B
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Instituti Albanologjik shpall muze zyrën ku punoi Rexhep Qosja
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Aksident në komunikacion, vdes një person
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027