Prishtinë, 25 gusht 2026 8:18
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova qëndron në përkrahje të Ukrainës në luftën e saj të drejt për liri.
Në 35 vjetorin e themelimit të Ukrainës, Kurti ka thënë se Kosova do të vazhdojë të mbështetë edhe më tej, pavarësisht mosnjohjes së Kosovës, fakt ky që u konfirmua së fundi.
Në një postim në X ai ka thënë ky qëndrim nuk qëndron përballë fakteve historike e as të drejtës ndërkombëtare.
“Jemi të vetëdijshëm se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, qëndrim ky i cili është rikonfirmuar së fundmi. Megjithatë, ne besojmë se ky qëndrim nuk qëndron përballë as fakteve historike, as parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Njohja e Kosovës nga Ukraina, në fakt, do t’i forconte pikërisht parimet për të cilat Ukraina po lufton sot. Njohja e Kosovës do të nënkuptonte afirmimin e një rendi juridik ndërkombëtar në të cilin fqinjët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm nuk mund t’i ndryshojnë kufijtë e shteteve më të vogla përmes forcës, dhe në të cilin njerëzit kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të sigurt brenda shteteve të tyre”, ka shkruar Kurti.
Javë më parë presidenti i Ukrainës, Zelenski gjatë një vizite në Serbi tha se qëndrimi i këtij shteti ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar, duke e quajtur të njëanshme shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta në opinion kosovarë. Deklarata e Zelenskit u kritikua edhe nga Shqipëria.

Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n