Washington, 1 gusht 2025
Emisari i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, do të vizitojë Rripin e Gazës për të inspektuar qendrat e shpërndarjes së ndihmave ushqimore, ka konfirmuar zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, raporton “BBC”.
Sipas Leavitt, Witkoff do të shoqërohet nga ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, dhe do të angazhohet në hartimin e një plani për shtimin e furnizimeve ushqimore për banorët e Gazës. Ai gjithashtu do të takohet me komunitetet lokale për të dëgjuar nga afër mbi situatën humanitare në terren.
Gjatë vizitës në Izrael, Witkoff zhvilloi një takim të cilësuar si “të frytshëm” me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, theksoi Leavitt.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gazë njoftoi se në 24 orët e fundit janë vrarë 111 persona, përfshirë 91 që humbën jetën teksa kërkonin ndihma.

Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit