Gunther Krichbaum
Berlin, 31 korrik 2025
Ministri gjerman i Shtetit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gunther Kirchbaum, u takua të martën në Berlin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Pas takimit, Kirchbaum deklaroi se Gjermania mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai përgëzoi Sorensenin për përpjekjet dhe theksoi se të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjet pa vonesa dhe të përmbahen nga deklaratat apo veprimet përshkallëzuese.
“Nxis Kosovën dhe Serbinë të rifillojnë angazhimin e plotë në dialog, të garantojnë lëvizje të lirë dhe të sigurt për ekipet negociuese, dhe të ruajnë maturinë në deklaratat publike. Gjermania është e gatshme të mbështesë një proces të qëndrueshëm e paqësor të normalizimit”, u shpreh ai.
Ministri gjerman theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, dhe se dialogu e fqinjësia e mirë janë shtylla të integrimit evropian. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe arrestimin e zyrtarit serb Igor Popoviq në Kosovë, duke theksuar se çdo masë duhet të jetë e justifikuar dhe proporcionale.
Po ashtu, Kirchbaum përmendi arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe, duke kërkuar që Serbia të sigurojë një proces të drejtë, në përputhje me Marrëveshjen për Drejtësinë, që parasheh zhvillimin e procedurave penale për veprat në Kosovë, brenda territorit të Kosovës.
Në fund, ai theksoi se respektimi i vlerave themelore evropiane dhe sundimi i ligjit është thelbësor për integrimin në BE.

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”
SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokururor të Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Rusia i bashkohet narrativës së Serbisë, e cilëson kërcënim bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci
SHBA dhe Irani pajtohen të zgjasin armëpushimin 60-ditor
Gjykata siriane dënon me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad
Mbi 100 të vdekur në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren
Universiteti i Prishtinës sot nderoi Joseph e Shirley DioGuardin
Krehiç: Mund të ketë ende lokacione të pazbuluara të personave të zhduku