Prishtinë, 13 gusht 2026 8:04
Një shtetas i Kosovës, me inicialet F.S., është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.
Arrestimi është kryer në pikën kufitare në Merdare, në Podujevë, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Në operacion kanë marrë pjesë hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, arrestimi është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.
Institucionet kanë theksuar se do të vazhdojnë luftimin dhe ndjekjen penale të personave për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, veçanërisht në raste që cenojnë sigurinë kombëtare.Hetimet për rastin janë në zhvillim.

Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Aleati i Rusisë, Serbia furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri miliona euroshe
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë