Prishtinë, 11 gusht 2026 21:32
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka ndarë senatores amerikane Joni Ernst medaljen për shërbim të shquar, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ernst, e cilësuar nga Maqedonci si “mikja e dëshmuar e Kosovës”, është pritur në Ministrinë e Mbrojtjes së bashku me delegacionin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, të kryesuar nga gjenerali Stephen Osborn.
Sipas Maqedoncit, ndarja e medaljes është bërë në vlerësim të mbështetjes së vazhdueshme të senatores amerikane ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për kontributin e saj ndër vite në forcimin e partneritetit Kosovë–SHBA.
Gjatë takimit, Maqedonci dhe delegacioni amerikan diskutuan për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, me fokus në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ministri i Mbrojtjes theksoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunimi i veçantë me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ndër shtyllat kryesore të zhvillimit profesional dhe institucional të FSK-së dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
“Republika jonë i çmon dhe i kujton gjithmonë miqtë që i qëndrojnë pranë dhe që, me angazhimin e tyre, kanë kontribuar në forcimin e shtetit dhe të sigurisë sonë”, ka deklaruar Maqedonci.
Ai ka vlerësuar se miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të pazëvendësueshme për Kosovën.

Shala: Kërcënimi nuk është zhdukur, Kosova duhet të zbulojë në kohë operacionet destabilizuese
Banjska, tri vjet më pas: Tre të dënuar në Kosovë, Radoiçiqi ende në Serbi
Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së
Erdogani zotohet ta mbështesë Kosovën në industrinë e mbrojtjes
Arrest shtëpiak për drejtoreshën e SHISH-it në Shqipëri
Maqedonci: Pjesëtari i FSK-së renditet i dyti në “Best Warrior Competition 2027” në Ajova
Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
Aktivizohen institucionet pas mishit të skaduar të destinuar për Kosovën
Deklarata kundër Speciales, Haxhiu: Do të kontribuojmë në draftimin e saj
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve