Prishtinë, 7 nëntor 2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë pesë vjetëve të fundit janë ndërtuar dhe fuqizuar 20 stacione, objekte dhe baza policore në pjesën veriore të vendit.
Ai bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe buxheti për Policinë e Kosovës është rritur për më shumë se 50 për qind, ndërsa policia është pajisur me armë të gjata, automjete dhe autoblinda të reja, në vlerë prej gati tetë milionë eurosh.
Kurti theksoi se forcimi i pranisë dhe angazhimi i Policisë së Kosovës në veri kanë kontribuar edhe në zbulimin e tri varrezave masive nga lufta e fundit, në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jabukë të komunës së Zubin Potokut.
Sipas tij, investimet në infrastrukturën policore dhe pajisjet e reja kanë qenë pjesë e mbështetjes institucionale për rritjen e sigurisë në këtë pjesë të vendit.
Megjithatë, Kurti tha se përkundër arritjeve në fushën e sigurisë, mbetet ende punë për t’u bërë.

397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës