Prishtinë, 6 nëntor 2026 20:30
397 kadetë të Gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës kanë diplomuar të premten në një ceremoni solemne të mbajtur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Prej tyre, 118 janë gra dhe 279 burra.
Në ceremoninë ku morën pjesë krerët institucionalë, kadetët dhanë betimin zyrtar, duke marrë përgjegjësinë për t’i shërbyer ligjit, qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, duke i përgëzuar policët e rinj, theksoi se shërbimi në Policinë e Kosovës kërkon integritet, profesionalizëm dhe përgjegjësi. Ai vlerësoi edhe pjesëmarrjen e grave në këtë gjeneratë, duke e cilësuar si zhvillim pozitiv.
Kurti veçoi gjithashtu dy kadetë, Sokol Zymberin dhe Jetlum Bunjakun, djemtë e heronjve të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, të cilët po vazhdojnë rrugën e prindërve të tyre në shërbim të vendit.
Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje policëve të rinj që të mbrojnë sigurinë, jetën dhe të drejtat e qytetarëve, duke zbatuar ligjin pa dallim.
Ajo kërkoi vëmendje të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave, duke theksuar se çdo denoncim duhet të merret seriozisht dhe masat mbrojtëse të ndërmerren me kohë.
Ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, në fjalën e tij përgëzoi kadetët për përfundimin e trajnimit gjashtëmujor, duke kërkuar prej tyre profesionalizëm, disiplinë dhe respektim të ligjit.
Ai rikujtoi se 26 zyrtarë policorë kanë rënë në krye të detyrës, duke nderuar sakrificën e tyre për sigurinë e vendit.
Diplomimi i 397 kadetëve shënon përfundimin e një etape të rëndësishme të përgatitjes profesionale dhe fillimin e shërbimit të tyre në Policinë e Kosovës.

Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale