Prishtinë, 12 gusht 2026 08:11
Kërcënimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiq për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, ka nxitur reagime të forta në Kosovë dhe shqetësim në Bashkimin Evropian. Brukseli e ka cilësuar një retorikë të tillë si të papajtueshme me procesin e normalizimit.
Në Kosovë deklarata është parë si pjesë e një narrative destabilizuese të Beogradit. Për njohësit e luftës hibride, kjo retorikë nuk është vetëm deklaratë politike, por përpjekje për të deformuar realitetin e Kosovës dhe për ta ushqyer retorikën serbe në arenën ndërkombëtare.
Brukseli ka thënë se deklaratat e tilla nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka rikujtuar se çështjet e hapura ndërmjet palëve duhet të zgjidhen përmes dialogut, ndërsa përparimi në dialog mbetet kusht për avancimin e të dyja vendeve në rrugën evropiane.
“Do të filloj me çështjen kryesore dhe deklaratat e bëra, duke i përfshirë ato për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit, veprime që nuk e mbështesin objektivin për të pasur një raport normal mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të bëhet vetëm përmes dialogut. Gjithashtu, ju rikujtojmë se progresi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për secilën palë në progresin e tyre në rrugën evropiane””, tha Anitta Hiper, zëdhënëse e BE-së.
Këto deklarata të Vuçiqit nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e kryediplomati në detyrë kosovar, Glauk Konjufca, janë cilësuar absurde dhe qasje shoviniste, të cilat kanë për qëllimin destabilizimin e Kosovës.
Në këtë kontekst, një reagim drejt Vuçiqit ka shkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka thënë se Ibri do të rrjedhë sipas gjeografisë, e jo sipas folklorit politik, duke ia rikujtuar presidentit serb se territori i Republikës së Kosovës nuk është territor i Serbisë dhe se pasuritë natyrore brenda Kosovës nuk janë burime të saj.
Por, deklarata për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, sipas njohësve të luftës hibride, duhet parë përtej një deklarate të zakonshme politike që ka për qëllim deformimin e realitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Ideja e Serbisë që ta krijojë në një farë forme Kosovën si një lloj kanceri i Ballkanit, d.m.th si një shtet jofunksional, një projekt i dështuar i BE-së dhe SHBA-së”, tha për RTK, Festim Rizanaj, nga hibrid.info.
Edhe më shqetësues është fakti se kjo mendësi vazhdon të mbijetojë në politikën serbe, tri dekada pas luftërave të viteve 90-ta.
“Bëhet fjalë për një mendësi të kohës së Millosheviq ndoshta edhe më të vjetër se ai në aspektin negativ, ndoshta kjo është shumë shqetësuese për një shoqëri që pretendon të integrohet në BE, është shumë e paqartë non sens një mendësisë e tillë mas tri dekadash me qenë ende prezent përkundrazi edhe e fuqishme edhe ne aspektin e gjithperfshiresmerise se saj qe ka”, tha Fatmir Çollaku, drejtor i Institutit për Hulumtimin në Drejtësi dhe Siguri.
Kjo narrative e Serbisë përveç që jehon në mediet që kontrollohen dhe mbështesin politikën e Vuçiqit, po qarkullon edhe në mediet propagandistike ruse, siç është Russia Today.
Ky medium e forcon narrativen e Vuçiqit se serbët në Kosovë janë të rrezikuar dhe se Serbia është mbrojtësja e tyre.
Kështu, retorika kërcënuese e Beogradit gërshetohet me narrativen propagandistike ruse, ndërsa kërcënimi për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit merr dimension të drejtpërdrejtë destabilizues ndaj Kosovës.

SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
Kurti kërkon që Bondsteeli të bëhet bazë e përhershme ushtarake amerikane në Kosovë
BE: Deklaratat për rrjedhën e Ibrit nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi
Kërcënimet e Serbisë e narrativat e rrejshme, betejat e diplomatëve të Kosovës
Kosova duhet të respektohet – Si raportuan mediat ukrainase për heqjen e flamurit në Prishtinë?
Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare
Kosova sfidon Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare
DokuFest, dëshmi e zhvillimit kulturor dhe artistik të Kosovës
Krahas për 107 vrasje, 20 serbë akuzohen edhe për plaçkitje e dëbim gjatë luftës në Kosovë