Prishtinë, 5 gusht 2026 11:28
Është arrestuar i dyshuari i cili kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.
Kërcënimi kishte ndodhur më 9 shkurt të vitit 2025.
Sipas Klankosova bëhet fjalë për 32 vjeçarin, Haziz Bytyqi.
Bytyqi u prangos nga policia, në pikën kufitare të Vërmicës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes zëdhënëses Kaltrina Shala.
“Referuar kërkesës suaj për informim, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet H.B., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, deklaroi ajo.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia