Prishtinë, 5 gusht 2026 10:22
Ndërmarrja “Ibër-Lepenci” u ka dërguar kërkesa të reja pronarëve të më shumë se dhjetë parcelave dhe objekteve në fshatin Kovaç, pranë Liqenit të Ujmanit, duke u kërkuar që t’i lirojnë pronat brenda afatit prej 15 ditësh, mëson Veritasinfo.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Veritasinfo, ndërmarrja pretendon se është pronare ligjore e parcelave në fjalë dhe se objektet e ndërtuara mbi to janë ngritur pa lejet e nevojshme. Në njoftime thuhet se, nëse kërkesa nuk respektohet brenda afatit të përcaktuar, do të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore për mbrojtjen e pronës.
Lajmin për Veritasinfo e ka konfirmuar Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka.
“Po, kemi dërguar njoftime edhe për prona tjera të uzurpuara të cilat i kemi identifikuar pas shqyrtimit të dokumentacioneve” është përgjigjur shkurt Mujka, në pyetjen e Veritasinfo lidhur me njoftimet e dërguara për lirim të pronave në zonën e Liqenit të Ujmanit.
Këto kërkesa vijnë pas aksionit të fundit për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, në kuadër të procesit të trajtimit të kontesteve pronësore në këtë pjesë të komunës së Zubin Potokut.
Sipas dokumenteve, ndërmarrja mbështet veprimet e saj në pretendimin se toka është në pronësi të saj dhe se çështja e pronësisë së parcelave dhe objekteve përreth liqenit rregullohet nga legjislacioni në fuqi, ndërsa zbatimi i tij synon vendosjen e rendit ligjor dhe respektimin e rregullave të planifikimit urban.

Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit