Prishtinë, 2 gusht 2026 22:30
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pas zbulimit të mbetjeve mortore në varrin masiv në Kalludër të Zubin Potokut, sot është identifikuar edhe një varr tjetër masiv në fshatin Jabukë, rreth 10 kilometra larg lokacionit të parë.
Sipas tij, në vendngjarje po vazhdojnë kërkimet dhe ekzaminimet për identifikimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, shkruan Veritasinfo.
Sveçla ka falënderuar Policinë e Kosovës, njësitë për hetimin e krimeve të luftës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë e Kosovës për angazhimin në hulumtimin, hetimin dhe identifikimin e këtyre lokacioneve.
Ministri ka akuzuar Serbinë se vazhdon të refuzojë dhënien e informacioneve për personat e zhdukur me dhunë, ndërsa njëkohësisht, sipas tij, ushtron presion dhe ndjek penalisht qytetarët që bashkëpunojnë në zbulimin e varreve masive.
Ai ka deklaruar se udhëheqja aktuale në Serbi nuk është shkëputur nga politika e regjimit të Slobodan Millosheviqit, duke përmendur presidentin Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin si figura që, sipas tij, përfaqësojnë vazhdimësinë e asaj politike.
Sveçla u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta dënojnë dhe ta ndëshkojnë Serbinë për, siç tha ai, pengimin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur dhe për rrezikimin e paqes në Ballkanin Perëndimor.
Në fund, ai theksoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë kërkimet në çdo lokacion të mundshëm, me synimin për të zbardhur fatin e të gjithë personave të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës dhe për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për krimet e kryera.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit