Prishtinë, 27 korrik 2026 17:48
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj 57-vjeçarit Sejdi Mazreku, i cili dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, lidhur me një incident të ndodhur në muajin qershor në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 12:07, pas një mosmarrëveshjeje që lidhej me linjën e autobusëve. I dyshuari, i armatosur me një armë automatike të tipit AK-47, fillimisht kishte bllokuar rrugën me traktorin e tij dhe më pas kishte hapur zjarr në drejtim të një autobusi që drejtohej nga V.S., ku ndodheshin edhe dy pasagjerë të tjerë.
Nga të shtënat janë dëmtuar disa pjesë të autobusit, ndërsa sipas Prokurorisë, jeta e personave që ndodheshin në mjet është vënë në rrezik. Pavarësisht sulmit, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore.
Hetimet kanë konstatuar gjithashtu se i pandehuri posedonte pa autorizim armën automatike, karikatorin dhe municionin që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës. Të gjitha janë sekuestruar nga organet e rendit në vendin e ngjarjes.
Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas administrimit të provave gjatë procesit gjyqësor, Mazreku. të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje me dispozitat e Kodit Penal për veprat që i ngarkohen.

Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin