Prishtinë27 Korrik 2026 17:12
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nënshkroi sot Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në vlerë prej 60 milionë eurosh, për financimin e projektit “Lojërat e XXI Mesdhetare në Kosovë”.
Sipas njoftimit përmes kësaj marrëveshjeje do të financohet renovimi dhe zgjerimi i Kompleksit të Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si dhe ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës sportive në institucione arsimore në mbarë vendin.
Nga projekti do të përfitojnë mbi 40 mijë studentë dhe nxënës, duke ofruar hapësira moderne, të qasshme dhe gjithëpërfshirëse për arsim dhe sport. Marrëveshja hap gjithashtu rrugën për një grant shtesë prej 10 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF).
Pas ceremonisë, Ministri Murati zhvilloi një takim me përfaqësues të AFD-së, ku u diskutuan bashkëpunimi aktual dhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit në sektorë prioritarë për zhvillimin e vendit.
Palët riafirmuan angazhimin e tyre për avancimin e projekteve të përbashkëta dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe AFD-së.
Me këtë rast, Ministri Murati shprehu mirënjohjen ndaj Qeverisë së Francës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për kontributin e tyre në realizimin e kësaj marrëveshjeje, duke theksuar se Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Francën dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të investimeve strategjike për qytetarët e vendit.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë