Prishtinë, 27 korrik 2026 19:08
Tre muaj pas nisjes së punimeve, ndërtimi i Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës po avancon me ritëm të mirë, ndërsa infrastruktura bazike është pranë përfundimit. Kjo u bë e ditur gjatë një vizite në terren nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, e shoqëruar nga zëvendësministrat Fatban Bunjaku dhe Jeton Mehmeti, si dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës u vlerësua ecuria e projektit dhe u theksua se tashmë ekziston interesim i madh i bizneseve për të investuar në parkun industrial.
Kusari-Lila tha se ministria mbetet e përkushtuar për krijimin e infrastrukturës moderne dhe kushteve të favorshme për investitorët vendorë e të huaj, me synim zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e prodhimit në Kosovë.
Parku Industrial në Frashër do të ndërtohet në përputhje me standardet për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa projekti synon të krijojë hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e bizneseve dhe tërheqjen e investimeve të reja.
Ministrja njoftoi gjithashtu se, krahas funksionalizimit të këtij parku industrial, ministria po planifikon ndërtimin e një parku industrial edhe në komunat veriore të Kosovës, me qëllim zgjerimin e mundësive për investime, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillim më të balancuar ekonomik në të gjithë vendin.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante