Prishtinë, 18 korrik 2026 10:04
Nga 1 gushti, të gjithë personat që ushtrojnë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik pa licencë në Kosovë do të përballen me masa ndëshkuese, në kuadër të zbatimit të legjislacionit që rregullon këtë profesion.
Vendimi synon të vendosë standarde më të larta në sektorin e turizmit, duke siguruar që vizitorët të udhëhiqen nga profesionistë të certifikuar dhe të licencuar nga institucionet përgjegjëse.
Procesi i licencimit tashmë ka nisur dhe deri më tani licencat i kanë marrë 12 udhërrëfyesit e parë. Autoritetet vlerësojnë se formalizimi i këtij profesioni do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ofrimin e informacionit të saktë për vizitorët vendas e të huaj.
Me hyrjen në fuqi të masave ndëshkuese, ushtrimi i profesionit pa licencë nuk do të lejohet më, ndërsa Ministria e Kulturës ka bërë thirrje që të gjithë ata që merren me udhërrëfimin turistik të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm për të vazhduar aktivitetin në përputhje me ligjin.

Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin